Veto nga Shqipëria për Maqedoninë në NATO dhe BE për shkak të planifikimeve të Subrata Roy?

Vele Mitanovski, kolumnë-“Nga të gjitha anët Nikolla i rrethuar, vëlla-Subrata”, Utrinski Vesnik
Qeveria, edhe në qoftë se ajo është e shtruar me synime të mira, po i  vendos vetes një gurrë të rëndë mulliri rreth qafës me planet e Indianit në “Shën Naum”. Një ditë mund të bëhet etapë e re në Bruksel për pranimin në BE dhe NATO, Shqiptarët do të na bëjnë shtypje për liqenin.

Eroll Rizaov, kolumnë-“Enderra e Gruevskit”, Utrinski Vesnik
Kaluan pikërisht 7 vjet, por assesi as Gruevski, as ne të gjithë, që mund të realizojmë ëndrrat tona. U mbytëm duke fjetur, por ëndrrat nuk vijnë në dritë, mbetën vetëm ëndrra. Pas çdo zgjimi, ju shtrihemi për të fjetur me shpresa të reja. Me sa duket jo vetëm duke fjetur nuk po plotësohet kjo ëndërr.                                           

Lindita Kadriu, kolumnë-“Edhe Zoti ka fjetur, të mos më dëgjojë”, Dnevnik
Unë besoj se nxitja e “anës qesharake të jetës” është një detyrë e dobishme familjare. Siç është, sipas mendimit tim, një gjë e rëndësishme edhe udhëzimi fetar, kurse muaji i agjërimit konfirmon edhe një herë këtë.

Ivana Kostovska, kolumnë-“Bruksel, na mungojnë edhe pesë standarde, që të janë tetë”, Dnevnik
Procesverbali i Maqedonisë nuk është i përsosur në fushat e përcaktuara që tani na parashtrohen si kushte, por është e qartë se në qoftë se zgjidhja për mosmarrëveshjen e emrit ishte në dukje, standardet nuk do të ishin më shumë se 2-3 fjali në faqet e fundit të raportit të vjeshtës nga Brukseli.

Sanja Naumovska, editoriali-“Turizëm pa stacione të autobusëve”, Utrinski Vesnik             
Organizimi i një udhëtimit të thjeshtë në vendin tuaj mund të kthehet në një makth të vërtetë, në qoftë se turistët nuk janë të përgatitur dhe të informuar mirë se si qëndrojnë gjërat në qytetet më të vogla.

Sonja Kaziovska, komenti-“Turizëm Ohri i mbuluar me re”, Dnevnik         
Ohri nuk është një vendpushim i ndërtuar dje, i qepur sipas një modeli standard i industrisë së konfenksionit me rresht ujë e dy ose tre rreshta të vilave mbi të, që të jetë në gjendje të përballojë luksin që sezoni ti varet vetëm nga moti.

Mirçe Jovanovski, kolumnë-“Qytete në tupan”, Utrinski Vesnik
Grantet e shumta që rrjedhin nga buxheti qendror e bëjnë falimentimin e qyteteve në vendin tonë pothuajse të pamundur, edhe pse (mbi)borxhësimi dhe shtrirja e këmbëve mbi qilim, nuk janë të panjohura për shumicën e qeverive lokale në vendin tonë.

E mërkurë, 31 korrik 2013, numër 95 /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button