Faik Krasniqi: Presidentja Jahjaga ka dy opsione!

Tani kur ngërçi politik është betonizuar, dhe kur gjithçka ka filluar të paralizohet në jetën institucionale, politike, ekonomike e shoqërore, mundësia e fundit për zgjidhjen e këtij ngërçi si duket i ka mbetur presidentës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Pavarësisht se ajo i ka ftuar në disa takime liderët e partive politike, rezultati ka mbetur ende i njëjtë, pa patur ndonjë lëvizje nga të dy krahët politik. PDK-ja vazhdon të këmbëngulë në të drejtën e saj absolute, pasiqë këtë të drejt ja ka dhënë Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj, por që PDK-ja vazhdon të mos i ketë numrat. Po njëjtë nuk kanë lëvizur nga qëndrimet as blloku LVAN, të cilët e kanë armën kryesore, numrat në kuvendin e Kosovës.

E për rrjedhoj, publicisti Faik Krasniqi vlerëson se presidentja e Kosovës për momentin është përballë dy opsioneve, opsione që do të mund të ndihmojnë në zgjidhjen e ngërçit politik, si më të gjatin në kohë në politikën kosovare që nga paslufta.

“Presidentja Jahjaga mundet lehtësisht ta zgjedh bllokadën institucionale. Opsioni i parë, t’i bëj me dije PDK-së se janë pakicë në Kuvendin e Kosovës. Opsioni i dytë, t’i thërras dy koalicionet, koalicionin LVAN ka shumicën në Kuvend dhe koalicionin e PDK-së- t’ju kërkoj emrat e kandidatëve për kryetar Kuvendi dhe kandidatëve për kryeministër. Cilido kandidat nga këto dy koalicione merrë shumicën në Kuvend, zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe formon Qeverinë”, ka theksuar publicisti Krasniqi.

E madje Krasniqi vlerëson se gjithçka është në dorën e presidentes, sepse është obligim i saj kushtetues.

“Është në dorën e Presidentes se- a do të veprojë me arsye për ta zgjidhur këtë bllokadë institucionale, të shkaktuar nga PDK-ja, Gjykata Kushtetuese, por edhe nga vetë ajo, apo do të vazhdojë të jetë akoma një vegël e PDK-së. Tek e fundit edhe është obligim i saj Kushtetues, që ajo ta zgjidh këtë bllokadë institucionale dhe sa më shpejt t’i krijojmë institucionet e reja”, ka theksuar në mes tjerash Publicisti dhe anëtari i Këshillit të Ekspertëve të LDK-së, Faik Krasniqi.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Presidentja Jahjaga mundet lehtësisht ta zgjedh bllokadën institucionale. Opsioni i parë, t’i bëj me dije PDK-së se janë pakicë në Kuvendin e Kosovës. Opsioni i dytë, t’i thërras dy koalicionet, koalicionin LVAN ka shumicën në Kuvend dhe koalicionin e PDK-së- t’ju kërkoj emrat e kandidatëve për kryetar Kuvendi dhe kandidatëve për kryeministër. Cilido kandidat nga këto dy koalicione merrë shumicën në Kuvend, zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe formon Qeverin hahhaha Ekspert se jo mahi

Back to top button