Taksivozitësit kanë afat edhe 15 ditë për tu paraqitur në kursin e gjuhës angleze

Në vazhdë është paraqitja e taksistëve për të mësuar gjuhën angleze, ndërsa afati i paraqitjes është deri në 25 tetor.

Thirrja publike është shpallur nga Ministria për transport dhe lidhje dhe bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale dhe ka të bëjë me paraqitjen e taksivozitësve  të licencuar për veprimtari transporti nga komunat në Maqedoni për të mësuar gjuhën angleze.

Kursi për të mësuar gjuhën angleze parasheh ndjekjen e ligjëratave që do të mbajnë profesor të gjuhës angleze. Kursi do të ketë 80 orë mësimi. Harxhimet për kursin e anglishtes do të mbulohen nga buxhetet komunale.

Të drejtë pjesëmarrje në thirrjen publike kanë të gjithë taksivozitësit të punësuar si person juridik për veprimtari transporti – taksi.

Lajme të ngjashme

Back to top button