Sela: ‘Thaçi, grindavec që u nxin imazhin figurave të PDSH-së’

“PDSH-ja nuk është Menduh Thaçi, PDSH-ja ka pasur shumë figura dhe ka.  Menduh Thaçi është një plan prishës dhe një njeri grindavec i cili ua nxin imazhin një mase njerëzish që janë njerëz me kulturë”, u shpreh Sela derisa komentoi raportet e PDSH-së me mediat. Sela madje përmedni edhe rastin në Kuvend, ku në një far forme shantazhohet gazetari i gazetës Koha. sipas Selës rasti i sotëm ishte skenar i menduar mirë, që kishte për qëllim të fus nën hije kthimin e grupit parlamentar të PDSH-së në Kuvend.

“Me shpalljen e Kongresit Thaçi ka shkelur statutin e  partisë, kështu që Thaçi do të jetë kryetar vetëm i delegatëve që do të jen prezent në Kongresin e 12 tetorit. Kjo flet se Thaçi nuk do të ketë legjitimitet të jetë edhe më tej në krye të PDSH-së”,deklaroi Ziadin Sela në emisionin ‘Rruga drejt…’.

Nismëtari i Lëvizjes për reforma në PDSH edhe njëherë Kongresin e 12 tetorit të PDSH-së e ka cilësuar si festë private të Thaçit dhe Orhan Ibrahimit.  Sela u shpreh i prerë se do të kontestoj legjitimitetin e Thaçit.

“PDSH-ja nuk është parti e njerëzve që koketojnë me shërbimet e shtetit. PDSH-ja e vërtet është partia e Arbër Xhaferit. Arbër Xhaferi ishte ai që i jepte drejtim këtij populli. Këtë nuk e thotë vetëm Ziadin Sela, por edhe shumë të tjerë, përfshi edhe ndërkombëtarët. Xhaferi ishte një vizionarë dhe assesi nuk mund të krahasohet Thaçi me të ndjerin Xhaferi”, tha Sela.

Sela paralajmëroi se Lëvizjes që ai drejton përskaj anëtarëve të PDSH-së i bashkëngjiten edhe anëtarë të subjekteve tjera politike, përshi edhe ato nga BDI-ja.

“Ka emra të spikatur, ka emra edhe nga subjektet tjera politike, por këto emra do të bëhen publike në momentin që do të shpallen zgjedhjet”,u shpreh Sela.

Sela në ‘Rruga drejtë…’  tha se  në rast se maqedonasit dëshirojnë ta rruajnë karakterin unitarë të shtetit duhet të pranojnë disa gjëra, mes tjerash edhe Parlamentin dydhomësh.

“Ne qoftë se duan maqedonasit ta ruajnë karakterin unitar të shtetit,  mes tjerash duhet të pranojnë parlament dydhomësh dhe gjuhën shqipe gjuhë  zyrtare edhe në Strumicë. Duhet të pranojnë decentralizim të mirëfilltë të pushtetit. Ministria e financave vjedh para nga buxheti i Komunës së Strugës që realizohet me djersin e qytetarëve”, deklaroi Ziadin Sela.

Kreu i Lëvizjes për reforma në PDSH, Ziadin Sela, derisa komentoi raportin e progresit e cilësoi atë si skandal të radhës.

“Rekomandimi u ruajt, por kjo është një lëmosh që u jepet më shumë qytetarëve se sa koalicionit qeverisës, lëmosh për qytetarët sa për mos ua pre shpresën se një ditë do të jenë pjesë e BE-së. Rezultati i raportit hap rrugën e një qeverie teknike, është më mirë të kërkohet qeveri teknike se sa  të kërkohen  zgjedhje  të parakohshme,  meqë do të ishte skandal”.

Sela paralajmëroi se  poqëse do të kishte zgjedhje ai do të kandidoj me lista të pavarura dhe do gtë marrë legjitimitetin e popullit.

Lajme të ngjashme

Back to top button