Mot me diell me vranësira të vogla

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët juglindore. Nëpër fushgropa të caktuara dhe lugina të lumenjëve do të ketë paraqitje të vranësirave të vogla dhe mjegull.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri 1, ndërsa ajo e ditës prej 20 deri 25 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell me erë të dobët juglindore. Në orët e mëngjesit do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 10, ndërsa ajo e ditës do tëarrijë deri 24 gradë Celsius.

Vijon periudhë e motit stabil, të thatë dhe relativisht të ngrohtë. Nëpër fushëgropa të caktuara do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës dhe vranësirave të ulëta.

Lajme të ngjashme

Back to top button