Namazi – ky efekt shërues trupor e shpirtëror!

Njeriu si qenie më e ngritur dhe më e përsosur përbëhet nga dy komponenta:shpirti dhe trupi. Trupi e ka prejardhjen nga toka andaj ushqehet me gjëra materiale ndërsa shpirti e ka prejardhjen prej lart (Krijuesit) prandaj ushqimi I tij është të kontaktuarit e tij me Zotin.Mënyra më efektive e këtij kontakti është namazi që në terminologjinë fetare përdoret fjala es-salah që do të thotë ‘lidhje’ e që nënkupton lidhjen direkte me Zotin. Në namaz njeriu e vë në përdorim tërë qenien e vet,gjymtyrët,arteriet,eshtrat,poret e cdo qelize të trupit të tij,mendimet e veta,fokusimin,përqëndrimin e shikimit vetëm ndaj Zotit. Njeriu duhet ta kuptoj se nuk ka asgjë më të vlefshme,më të këndshme dhe më të bukur se sa të qëndruarit e tij para Krijuesit. Gjithashtu në namaz njeriu e shkyq funksionin motorik të adhurimit të kësaj bote,krijesave,punëve,shqetësimeve dhe depresioneve të saj.

Duhet theksuar fakti qe periudhën e fundit është zbuluar se numri më I madh I barnave të konsumuara ka qenë ai I sedativëve dhe diazepamëve.Kjo ndodh sepse njeriu ende nuk e ka kuptuar forcën e shërimit të shpirtit nëpërmjet namazit. Oksigjeni është ushqimi I trupit,ai lidhet me hemoglobinën dhe formon një kompleks të quajtur oksihemoglobin,ky kompleks me anë të gjakut qarkullon në tërë trupin dhe në këtë mënyrë furnizon me oksigjen qelizat,indet,organet pa të cilët trupi nuk mund të jetoj.E njëjta dukuri ndodh me namazin,ajo e bën lidhjen e robit me Krijuesin e tij dhe me këtë lidhje ushqehet shpirti I njeriut.

Duhet potencuar se namazi është bërë obligim në periudhën më të vështirë të jetës së Muhammedit s.a.w.s edhe atë në kohën kur ai e humbi xhaxhain e vet si ndihmës dhe përkrahës më të madh në misionin e tij,poashtu po në këtë periudhë humbi edhe bashkëshorten Hatixhen andaj këtë vit e quajti ‘viti I pikëllimit’ d.m.th namazi ka zbritur po në këtë vit kur Pejgamberi ynë s.a.w.s për gjendjen e tij të rëndë nuk gjeti asnjë përkrahës apo ngushëllues në sipërfaqen e tokës dhe mu për këtë Allahu I Lartëmadhëruar e ngriti lart mbi shtatë kate qiej dhe atje ia dhuroi namazin si rehabilitim shpirtëror si dhe efekt dobi prurës trupor. Edhe pse esenca e namazit është adhurimi ndaj Zotit nuk duhet harruar dobitë mjeksore të tij:shkenctarët kanë zbuluar se forma më e mirë e gjimnastikës është ajo qe përsëritet cdo ditë dhe është e shpërndarë në të gjitha orët e ditës,lëvizjet e ngadalshme ndihmojnë për gjallërim vital të njeriut,në trurin e atij që e vë kokën tetëdhjetë herë në tokë në mënyrë ritmike shkon më tepër gjak dhe për këtë arsye qelizat e trurit ushqehen më mirë. Për shkak se ulen dhe ngriten në mënyrë të drejtë sytë e atyre që falin namaz posedojnë qarkullim më të fuqishëm të gjakut.Tek ata nuk rritet tensioni në sy dhe sigurohet këmbim I vazhdueshëm I lëngut nga këndi I syrit prandaj edhe syri është I mbrojtur nga sëmundjet e kolorit.

Lëvizjet izometrike në namaz ndihmojnë përzierjen e mirë të ushqimit në stomak,tajitjen e lehtë të vrerit dhe lirimin nga opstipacioni. Lëvizjet ritmike në pesë kohët e namazit I vënë në lëvizje nyjet dhe muskujt dhe kjo eviton sëmundjet e nyjeve dhe shtangimin e muskujve. Poashtu namazi shoqërohet me qetësi mendore qe është më se e nevojshme tek studentët. Kurora e namazit është sexhdeja (vendosja e ballit në tokë) për hir të Krijuesit sepse thotë I dërguari ynë Muhammedi s.a.w.s.:Njeriu më afër Zotit të vet është kur ai gjendet në sexhde.’ Shkenctarët kanë zbuluar që venia e ballit në tokë ka ndikim pozitiv në enët e gjakut të trurit të njeriut,ulja poshtë con në mbushje të enëve cerebrale me gjak dhe ngritja e kokës lart mundëson uljen e tensionit brenda enëve të gjakut.

Kryetari i Institutit Kombëtar i Teknologjisë Laserike profesor i biologjisë, Muhammed Zijaeddin Hamid pohon se në këtë periudhë trupi i njeriut nga çdo anë është duke u përballuar më rreze elektromagnetike, kështu që absorbon më shumë rreze. Ndërsa, sipas profesorit, këtë energji të tepruar padyshim duhet larguar nga trupi. Sipas analizës se shkencëtarit egjiptian energjia elektromagnetike e tubuar në trup largohet nga sexhdeja ndaj Allahut. Kontakti i shtatë pjesëve të trupit me tokën liron energji nga trupi. “Njeriu duke qëndruar në sexhde më pak ngacmohet nga valët elektromagnetike si dhe me kontaktin e ballit me tokën e liron energjinë” pohon profesor Zijaeddin.

Sipas rezultateve të analizës së bërë, njeriu në pozitën e sexhdes është në kontakt me shtatë pjesët ë trupit me tokën dhe kjo ndikon në rritjen e energjisë së liruar. Kjo ndikon pozitivisht në eliminimin e lodhjes dhe në sëmundjet e tjera. Nga e gjithë kjo konkludojmë se njeriu që fal namaz,që kontakton pesë herë në ditë me Krijuesin,jeton gjithmnë në harmoni dhe qetësi shpirtërore dhe në të njëjtën kohë e ndihmon aspektin shëndetësor të tij. Në fund mos të harrojmë se fjala e fundit e Pejgamberit s.a.w.s para se largohej nga kjo botë ishte:Namazi,namazi,namazi!

Shkroi: Rejhan Bajrami

Lajme të ngjashme

Back to top button