Pallotta: Roma më e mirë se Juventusi

Pas gjashtë xhirove të zhvilluara në Serie A, Juventusi është lideri i Serie A me 18 pikë të tubuara, tre më shumë sesa përcjellësi i parë, Roma.

Ekipi nga Torino mori kryesimin në kampionatin italian falë fitores 3:2 ndaj romakëve në derbin, i cili u zhvillua në fundjavën që shkoi.

Por, pavarësisht kësaj, James Pallotta, presidenti i Romës, beson se skuadra nga Olimpico është më e mirë se lideri i Serie A.

“Për mua, ne jemi më të fortë se sa Juventusi. Juventus janë një ekip i fortë, por ne kemi lojtarë në të njëjtin nivel”, ka deklaruar Pallotta për La Gazzetta dello Sport.

“Po ashtu ne jemi ende të pa disa lojtarë kyç si Davide Astori, Kevin Strootman dhe Daniele De Rossi, të cilët janë të lënduar. Ne mund të fitojëm Scudetton. Ne jemi shumë të fortë dhe kemi disa talente të mëdhenjtë. Ne mund të bëhet më të mirë.”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button