Nuk do të ketë ndryshim të emrave të shkollave deri sa të arrihet kompromisi me VMRO-në

Abdilaqim Ademi nuk do të firmos ndryshimin e emrit të shkollës fillore Nikola Vapcarov me  Imri Elezi për shkak se ky i fundit ka qenë pjesëtarë i UÇK-së gjë të cilën nuk e pranon Gruevski. E njëjta do të edhe me shkollën fillore Cvetan Dimov që duhej të mbajë emrin e Hasan Prishtinës. Marrëveshja BDI-VMRO DPMNE për emrat e shollave siç edhe raportuam ditë më parë do të shkojë në dy faza, në fakt emri i njërës prej 4 shkollave do të firmoset nga ministri Ademi deri në fund të vitit ndërsa i shkollës së dytë gjatë 2015, transmeton Alsat.

Ministri Ademi edhe sot ka përsëritur se zgjidhja do të vijë kur VMRO DPMNE-ja do të pajtohet me vendimin për ndryshimet e emrave të shkollave.

“Tash për tash nuk mund të flasim për kompromis dhe nuk mund të ketë kompromise të tilla, por sigurisht se zgjidhja do të vij në momentin kur të gjitha palët do të konsiderojmë se është momenti i duhur. Konsideroj që vendimet duhet të jenë të konsultuara mirë, në këtë rast me prindërit, shkollat, komunën dhe palët tjera”, deklaroi Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit.

Javë më parë edhe zv kryeministri Musa Xhaferi nuk kishte përgjigje pse nuk firmosen emrat e katër shkollave dhe gishtin e drejtoi tek ministri Abdilaim Ademi.

“Ju i bëtë thirrje ministrit publikisht, tash aj do të prononcohet për atë çështje. nuk dua të polemizoj”, u shpreh Musa Xhaferui, zv/ Kryeministër.

Në këto katër shkolla në Çair, emrat e rinj qëndrojnë vetëm se në tabela, sa për sy e faqe, sepse gjithçka tjetër është siç edhe ka qenë, e gjitha evidenca pedagogjike mbanë emrat e vjetër, nxënësit dy vite me radhë edhe pas ndryshimit të emrave, dëftesat i marrin me emrat e vjetër. Në hyrje të shkollave “Cvetan Dimov”,
“Rajko Zhinzifov”, “Jane Sandanski” dhe “Nikolla Vapcarov”, që në vitin 2012 janë vendosur tabela me emrat e “Hasan Prishtinës”, “Ismail Qemajlit”, “Jashar Bej Shkupit” dhe “Imri Elezit”.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button