Inkurajohen kompanitë për t’i integruar parimet e punës me përgjegjësi shoqërore

Konferenca ndërkombëtare e titulluar “Biznesi bën dallime – Praktika ndërkombëtare të përgjegjësisë shoqërore, ndërmarrjeve dhe angazhimi i tyre në mbështetje të bashkësisë”, sot do të mbahet në Shkup.

Konferenca ka për qëllim t’i informojë pjesëmarrësit për mundësitë të cilat dalin nga ndërtimi i partneriteteve ndërsektoriale në mes të sektorit privat, publik dhe qytetar, si dhe t’i nxisë për involvim aktiv në bashkësi, bashkëpunim me sektorët e tjerë dhe ta ndërmarrin përgjegjësinë në shoqëri.

Në Konferencë do të prezantohen shembuj praktik dhe praktikat dhe përvojat më të mira në mënyrë që të inkurajohen kompanitë për t’i integruar parimet e punës me përgjegjësi shoqërore në strategjinë e tyre të biznesit dhe në procesin e marrjes së vendimeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button