Ambasadori Aivo Orav do të takohet me deputetet e opozitës

Shefi i delegacionit të BE-së në Maqedoni ambasadori Aivo Orav sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të takohet me deputetet e opozitës të cilat marrin pjesë në punën e Dhomës ligjdhënëse Roza Topuzovska Karevska, Sollza Gërçeva dhe Lubica Buralieva.

Orav gjithashtu në Kuvend duhet të bisedojë edhe me liderin e Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, paralajmëroi partia. Takimet e deputeteve dhe liderit të PDSH-së me Oravin do të mbahen pas publikimit të djeshëm të raporteve për progresin e vendeve aspirante për hyrje në Union.

Lajme të ngjashme

Back to top button