Nora Aliti: Raporti i KE-së nuk kërkon nga ne të shpikim diçka të re

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Nora Aliti, e cila Kryeson Komisionin për çështje Evropiane në Kuvend, komentoi raportin e progresit për Maqedoninë nga Komisioni Evropian pasi që Ambasadori i BE Aivo Orav e dorëzoi atë tek kryesia e Kuvendit. Aliti falëmnderoi Ambadadorin Orav për raportin, por edhe për mbështetjen që i jep Maqedonisë në procesin integrues.

Ajo shprehu kënaqësinë që Komisioni Evropian edhe këtë vit e rikonfirmoi rekomandimin për hapjen e negociatave. “Ne këtë progres raport do ta shqyrtojmë në detaje në mbledhje të komisioneve parlamentare dhe aty do ti artikulojmë qëndrimet tona, megjithatë unë konsideroj se gjetjet e progres raportit do të nxisin të gjitha forcat politike ta kapërcejn klimen e tensionuar politike, situatë e cila cënon jo vetëm punën parlamentare por cënon demokracine e vendit.” theksoi Aliti

Deputetja Aliti vijoj duke theksuar shpresën që gjetjet e progres raportit do të janë këmbana që do të ngjallin dialogun politik, i cili do te jete konstruktiv dhe i panderprere tani e tutje.

Nora Aliti vijoi duke thënë që 5 prioritetet kyçe janë reforma më madhore të cilat duhet ti përqafon vendi jonë. “Ky progres raport nuk kërkon nga ne të shpikim asgjë, por kërkon të kuptojmë dhe ta mësojmë veten se me dialog dhe konsensus duhet bërë reformat, dhe ky eshte i vetmi model po qe se duam te ecim perpara. E verteta është se ne o kemi shënuar ngecje o regres në të gjitha 5 prioritete dhe kjo tregon per nevojen urgjente per rritjen e pergjegjesis dhe vizionit politik. Çdo ditë qe qëndrojmë jashtë strukturave te BE eshte pergjegjesi e jona dhe mosrealizim i politikave tona andaj ne nuk mund ta kerkojmë problemin jashtë nesh. Unë mbetem e bindur në kapacitetet e Maqedonisë për te trajtuar sfidat dhe apeloj te te gjithe per me shume vullnet, pergjegjesi, dialog dhe gjitheperfshirje.ngelem me shpresë se Këshilli i BE në Dhjetor do te mar vendim pozitiv.” përfundoi Aliti.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button