Përse reagojnë profesorët për testimin ekstern?

Kohëve të fundit, nëpër rrjetet sociale, shpesh kemi lexuar reagimin e mësimdhënësve, në veçanti të atyre të shkollave të mesme, në lidhje me testimin ekstern që prej disa viteve i nënshtrohen nxënësit e shkollave të mesme dhe ato të shkollave fillore.

Më habit fakti që shumica e atyre që shkruajnë flasin për parregullsitë gjatë kohës që kryhet testimi, kur janë po ata profesorë që lejojnë të bëhen këto parregullsi.Shumica e profesorëve lejojnë përdorimin e celularëve dhe bëhen sikur nuk kanë parë gjë , me ç’rast nxënësit komunikojnë lirshëm me nxënës që janë në klasat e tjera, kërkojnë në internet dhe kështu marrin rezultate shumë të mira. Me keqardhje po përmend edhe rastet më abuzive kur profesori bëhet “rroje” me qëllim që kontrolluesit mos t’i zënë nxënësit duke kopjuar dhe rasti tjetër, kur një profesorë nga jasht, kah fundi i orës, hynë dhe ua tregon nxënësve të gjitha përgjigjet.Si për kujtim të kësaj aventure, nxënësit realizojnë edhe nga një selfie, me qëllim që ta vendosin në rrjetet sociale dhe të tregojnë se ia kaluan shumë mirë në testimin që në fillim u shkaktoi shumë panik por që procesi rezultoi mjaft i lehtë.

Duke i ditur profesorët të gjithë këto parregullsi, që vet i lejojnë, marrin guximin të kritikojnë testimin ekstern ,që ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit, duke u arsyetuar se nuk mund nxënësit të testohen një ditë për materialin që e kanë mësuar nëntë muaj. Pastaj, nëse rezultatet janë të dobëta reagimi bëhet edhe më i ashpër  duke akuzuar edhe përpiluesit e pyetjeve, e probleme të tjera teknike.

Mbase gjykimi i tyre kundrejt testimit ekstern është i drejtë, por asgjë nuk i ndalon që të ndryshojnë së pari qëndrimin e tyre e pastaj të gjykojnë testimin. Kështu që, së pari ndryshimet t’i fillojmë nga vetja që të kemi të drejtë të kërkojmë ndryshime nga të tjerët.

Lajme të ngjashme

Back to top button