Takohen liderët e LAN-VV

Liderët e Bllokut LAN-VV kanë filluar takimin i cili po zhvillohet një ditë para seancës së thirrur me anë të 62 nënshkrimeve të deputetëve.

Takimi po mbahet në zyrat e Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvend, ku po marrin pjesë Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Albin Kurti, Fatmir Limaj, Vjosa Osmani, Blerim Shala, Visar Ymeri dhe Bilal Sherfii.

Ndërkaq, në zyrat ngjitur, kryesuesja e Kuvendit Flora Brovina ende është në takim me përfaqësuesit e partive politike, takim ky në të cilin morri pjesë edhe Vjosa Osmani si përfaqësuese e LAN-VV.

Ajo pas lëshimit të takimit, tha për media se iu ka bërë ftesë PDK-së dhe deputetëve të tjerë që të marrin pjesë në seancën e thirrur nga LAN-VV, e cila është paraparë të mbahet nesër.

Osmani gjithashtu deklaroi se e ka ftuar kryesin Brovina që të udhëheqë këtë seancë, por u shpreh se ajo nuk kishte vërejtur ndonjë gatishmëri nga kryesuesja e seancës, për të bërë një gjë të tillë.

Lajme të ngjashme

Back to top button