Tre fëmijë largohen nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre

Rreth orës 8 të së dielës, tre të mitur nga Shkupi kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më. Largimin e tyre në polici e ka paraqitur babai i tyre N.I dhe deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e tre të miturve të larguar.

Babai në polici ka paraqitur se kanë humbur tre fëmijët e tij të mitur M.I 17 vjeç, B.I 16 vjeç dhe motra e tyre 14 vjeçare. Policia heton rastin.

Lajme të ngjashme

Back to top button