Park “për nder të Gruevskit”

Iniciativa qytetare “Kisllorod” (“Oksigjeni”) për të mërkurën më 31 korrik 2013 në orën 20:00 i fton qytetarët në tubim përballë hotelit Bristol. Ja se çka thuhet në njoftimin:

“Më në fund u rregullua gjithçka rreth parkut dhe drunjve përballë Bristolit. Parku do të mbetet, ndërsa drunjtë nuk do të priten. Prandaj ne jemi falënderues pa masë.

Me këtë rast “Kisllorod” vazhdon aktivitetet, por me një koncept pak më ndryshe. Mblidhemi që ta shprehim edhe falënderimin tonë për shkak se akoma marrim frymë. E meritat më të mëdha për atë që nuk lejoi parku të shkatërrohet i ka vetëm një njeri. Prandaj, parku do ta mbajë mbiemrin e tij.

Parku do të quhet “Parku për nder të Gruevskit”.

Përsëri të mërkurën më 31 korrik 2013 në orën 20. Ju ftojmë ta shprehim respektin tonë ndaj tij.” /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button