Vendosja e katalizatorëve mund të bëhet i obligueshëm për veturat më të vjetra

Ministria e ekonomisë dhe ajo  për ambient jetësor po bëjnë analiza që veturat me standard ekologjik Euro 1 dhe Euro 2 do të duhet të bëjnë instalim të domosdoshëm të katalizatorëve.

Një katalizator për markat më të shtrenjta të veturave me standard Euro 1 dhe Euro 2 mund të kushtojë nga 300 deri 900 euro, qoftë i përdorur apo edhe i ri. Ose, nëse duhet të blini katalizator për modele më të lira me këto standarde, çmimi minimal sillet nga 50 deri në 60 euro.

Harxhim shtesë përbën edhe montimi i kësaj pjese mekanike. Për shkak të kompleksitetit të saj dhe në varësi të modelit të makinës, montimi kushton prej 20 deri 100 euro.

Në Maqedoni ka gjithsej 300 mijë makina, 160 mijë e të cilave janë blerë gjatë 4 viteve të fundit, pasi qeveria lejoi importin e veturave më të vjetra. Gjysma e makinave, apo rreth 80 mijë e tyre që janë blerë gjatë kësaj periudhe, kanë standard Euro 1 dhe Euro 2. Ky numër do të shumëfishohet nëse merret parasysh fakti se edhe para lejes për import të këtyre veturave, në Maqedoni ka pasur një numër të madh të makinave më të vjetra se viti 2000. Tashmë ky numër i madh i vozitësve janë në ankth, nëse qeveria do i obligojë ose jo të vendosin katalizatorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button