Presidenti Assad: Opozita siriane është trajnuar në Kosovë

Në një intervistë për televizionin rus “Russia 24”, presidenti i Sirisë, Bashar Al Assad, ka deklaruar se shteti i tij do t’ia tregojë botës “mercenarët” që ka kapur në Siri.

Assad ka deklaruar se Siria po e humb luftën mediale kundër Perëndimit, por jo ndonjë luftë tjetër, transmeton Shekulli.

Presidenti Asad ka thënë se opozita siriane, është ajo që trafikon mercenarë nga vende të ndryshme.

Gjatë intervistës së tij, Assad ka përmendur Kosovën, si vend ku janë trajnuar anëtarë të opozitës siriane.

Ai e ka përshkruar Ushtrinë e Lirë Siriane, si një organizatë të krimit, duke thënë se njerëzit e saj kanë mësuar taktikat e luftës partizane në Kosovë.

“Rebelët sirianë, gjithashtu dihet se kanë shkuar në Kosovë për të studiuar taktikat partizane të luftës. Ka informacione se grupi që e quan veten opozitë siriane ka shkuar në Kosovë për t’u trajnuar për taktikat partizane të luftës”, ka thënë Assad.

Lajme të ngjashme

Back to top button