Gara presidenciale në Brazil
Autoritetet e zgjedhjeve në Brazil, kanë thënë më 5 tetor, se zgjedhjet presidenciale do të shkojnë në balotazh mes Presidentes në largim, Dilma Rousseff dhe sfidantit të saj, Aecio Neves.
Sipas autoriteteve, nga 98 përqind e votave të numëruara, Roussef ka marrë rreth 41 përqind të vitave, kurse Neves, rreth 34 përqind.
Neves është senator dhe ish guvernator i shtetit nga Partia Social Demkrate.
E treta, më e votuara nga këto zgjedhje ka dal, kandidatja socialiste nga radhët e opozitës, ish Ministrja e Ambientit, Marina Silva, me 21 përqind të votave.