E paqartë mbetet ardhmëria e ambasadorëve shqiptar

Për rreth tre vite, Maqedonia nuk ka përfaqësues në misionin e saj në OKB me seli në Zhenevë, ku më herët thuhej se do të emërohet Hajrulla Misini. Zgjedhja e Shaban Jasharit i cili mori aminin e Qeverisë vitin e kaluar, tani vihet në pikëpyetje nga BDI, ndërsa ambasadori në Bern – Ekrem Ebibi, si duket ka mbetur peng i përplasjeve mes partisë shqiptare në pushtet dhe presidentit Ivanov, i cili duhet të jep nënshkrimin final. Në Sarajevë do të zgjidhet ambasador i ri, pasi Hasanoviq tashmë është tërhequr për shkak të një skandali korruptim në Katar.

Berni, Gjeneva, Sarajeva dhe Katari janë katër ambasadat që rrinë bosh për disa muaj dhe disa vite, për shkak të lëmshit të krijuar në Shkup. Në këto katër vende duhet të dërgohen ambasadorë shqiptarë, gjegjësisht me propozim të partisë shqiptare në pushtet – Bashkimit Demokratik për Integrim. Por as njëra me tjetrën nuk janë as për së afërmi me procedurat e nevojshme. Nëse tek njëra nuk dihet as emri i ambasadorit, tek tjera ambasadori i zgjedhur i ri ende është në Maqedoni, edhe pse është vetëm një hap drejt nisjes për në detyrën e re. Rasti më i koklavitur duket ai i ambasadorit të Maqedonisë në Katar. Shaban Jashari, i punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, vitin e kaluar mori aminin e Qeverisë bashkë me disa ambasadorë të tjerë të akredituar në vende të ndryshme të botës. Shumica e kolegëve të tij tanimë kanë filluar edhe punën, ndërsa procedura për Jasharin është bllokuar për më shumë se një vit. Ai nuk ishte as në mesin e ambasadorëve që shpalosën kohëve të fundit programin në Parlament, ndërsa nuk është dërguar as tek presidenti për akreditim. Por, informatat e fundit të plasuara jozyrtarisht nga BDI shkaktojnë edhe më shumë huti dhe vënë në pikëpyetje zgjedhjen e Jasharit si ambasador. Edhe pse i njëjti është miratuar në Qeveri, zyrtarë të partisë shqiptare në pushtet, jozyrtarisht thonë për gazetën KOHA se i njëjti nuk është emër përfundimtarë për postin e ambasadorit në Katar. Zyrtarisht, askush nuk mund të flet për atë se deri ku ka arritur procedura e emërimit të Jasharit, ndërsa një zyrtar i lartë i kësaj partie tha se “ende nuk është vendosur përfundimisht se kush do të jetë ambasador”.

Për më shumë lexoni në gazetën Koha.

Lajme të ngjashme

Back to top button