OH’El Hilal’ do të realizojë projektin ‘Synetimi 2013’

Edhe këtë vit Organizata Humanitare ‘El Hilah’ nga Shkupi, do të realizoj projektin tradicional ‘Synetimi 2013’.

Për momentin ka nisur faza fillestare, regjistrimi i personave që do të shfrytëzojnë këtë akt, që zgjat deri më 30 korrik.

‘Duke marr parasysh se numri i fëmijëve që do ti nënshtrohen këtij akti është i kufizuar, fillojmë me regjistrimin e kandidatëve për synetim dhe përpilim të listave. Deri më 30 korrik, në selinë e Organizatës deri të komisioni duhet të dërgohen emrat e kandidatëve, mosha, adresa, numri i këpucëve dhe kategoria sociale’ njoftojnë nga EL Hilal.

Prioritet sipas organizatorëve do të kenë fëmijët të cilët janë jetimë, fëmijët e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, veteranët e luftës apo ata që janë të rrezikuar ekonomikisht.

Ky projekt që realizohet çdo vit parasheh sigurimin komplet të gardërobës për synetim, peshqesh si dhe organizim të një manifestimi qendror./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button