Davitkov: Dorëheqja ime është definitive nga Komisioni për ngjarjet e 24 dhejtorit

UPDATE

Profesori universitar Borçe Davitkovski i cili qëndron në krye të Komisionit të detyruar ti zbardh ngjarjet e dhunshme të 24 dhjetorit në Parlament, sot nuk ka arritur t’ia deponojë dorëheqjen e tij, presidentit të shtetit Gjorjge Ivanov. Ky i fundi ka pasur një agjendë shumë të ngjeshur për ta dëgjuar Davitkovskin dhe për këtë arsye Borçe Davitkovski e shtyu dorëzimin e dorëheqjes.

“Komisioni është bllokuar dhe ua theksova atyre se dua të tërhiqem na i njëjti, sepse faktikisht i kemi humbur edhe ata pika që i kishim të përbashkëta andaj mendoj se qëndrimi im në këtë Komision është i p nevojshëm. Tani dallimet janë shumë të mëdha. Desha ta informoj personalisht presidentin për arsyet e mia që t’më lirojë nga kjo detyrë por ai nuk ishte këtu dhe më thanë se do t’më pranojë këto ditë” thotë Davitkovski. 

*****************************************************************************

Një ditë pasi që dolën në pah problemet me Komisionin e detyruar ti zbardh ngjarjet e dhunshme të 24 dhjetorit në Parlament, mediat maqedonase shkruajnë se kryetari i këtij komisioni, Borçe Davitkovski ka dhënë dorëheqje dhe nesër do ta bëjë atë publike.

Ai nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e shumicës nga anëtarët e komisionit në lidhje me përgatitjen e konkulzave finale për ngjarjet e dhjetorit në Kuvend ku u dëbuan më dhunë opozita dhe gazetarët. 

Rekomandimet e tij kanë qenë që përgjegjësia të ishte e ndarë: qeveria përgjegjëse për dëbimin e gazetarëve dhe opozitës ndërsa opozita përgjegjëse për bllokimin e punës së Kuvendit.

Dorëheqja i është dhënë presidentit të shtetit Gjorge Ivanov, nën mbikëqyrjen e të cilin u formua Komisioni dhe ishte njëri nga kushtet që doli nga marrëveshja politike e 1 marsit me anë të së cilës opozita u pajtua të merr pjesë në zgjedhjet lokale. Asokohe dhe Komisari për zgjërim i Bashkimit Evropian erdhi për ti pajtuar VMRO dhe LSDM.

Komisioni ka afat edhe një muaj për të miratuar konkluzionet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button