Nasufi: Ma morën parkingun sepse i përkas BDI-së

Bardhyl Nasufi, anulimin e kontratave koncesionare të parkingjeve në Strugë e kualifikon si selektiv dhe të orientuar vetëm ndaj atyre që njihen si përkrahës dhe mbështetës të BDI-së, nga ana e Komunës së Strugës, shkruan Strugalajm.

Sipas Nasufit, pavarësisht që nuk i ishte komunikuar në formë zyrtare vendimi për prishjen e kontratës koncesionare për shumë ditë u përballua me një presioni të pajustifikuar.

“Padyshim që është një qasje selektive e Komunës së Strugës, sepse deri më tani kontratat u janë prishur vetëm atyre që mendohet se janë mbështetës të BDI-së, dhe jo të tjerëve. Për ne ky është një veprim i njëanshëm dhe hakmarrës, sepse nuk mund të justifikohet në mënyrë tjetër” thekson ai.

Mospranimin ndaj këtij veprimi të Komunës së Strugës, Nasufi paralajmëron se do ta ankimojë pranë organeve të drejtësisë, sepse me këtë vendim antiligjor sipas tij nuk është dëmtuar vetëm ai, por edhe dhjetë të punësuarit që merrnin rrogë si rezultat i punës së tyre në këtë koncesion parkingu prej vitesh.

Bardhyl Nasufi, aktualisht ushtron  detyrën e kryetarit të Forumit Rinor të BDI-së, në Strugë si dhe ka qenë kandidat për deputet i kësaj partie  në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Lajme të ngjashme

Back to top button