“Ishulli magjik” misterioz i Titanit

Shkencëtarët sërish ndodhen para një misteri kur është fjala për trajtën e pazakontë në sipërfaqen e hënës së Saturnit, Titanit, të cilën disa e quajnë “ishulli magjik”, shkruan “Huffington post”.

Trajta e pazakontë në detin e madh të Titanit për herë të parë u vu re në fotografitë e bëra nga fluturakja kozmike Kazini të NASA-s në korrik të vitit 2013. Fotot e bëra mbi det në muajt e pastajmë nuk ia kishin dalë të shquajnë trajtën a formën, por më vonë u shfaq në fotot e bëra më 23 gusht të vitit 2014.

Ndërmjet këtyre dy pamjeve, trajta u zmadhua dyfish nga 50 në 100 kilometra katror.

“Shkenca pëlqen misterin, ndërsa nga kjo trajtë enigmatike kemi përpara një shembull emocionues të ndryshimeve konstante në Titan. Shpresoj se do të kemi rast të vazhdojmë të shohim se si zhvillohen këto ndryshime që të kemi një pasqyrë se çfarë po ndodhë në këtë det jashtëtokësor”, deklaroi Steven Woll nga NASA.

Shkencëtarët besojnë se bëhet fjalë për ekzistim fluskash, valësh sipërfaqësore, materialesh të forta që notojnë, ose menjëherë nën sipërfaqe ose diçka më ekzotike.

Ndërsa disa shkencëtarë besojnë se deti i lëngët i metanit dhe etanit në Titan mund të jenë dëshmi se kjo botë është banueshme, hulumtuesit thonë se është pak e besueshme se trajta e re ka ndonjë lidhje me ndonjë formë jetese atje.

Lajme të ngjashme

Back to top button