Sot është Dita Botërore e buzëqeshjes, na tregoni çfarë ju bën të buzëqeshni?
Sot është Dita Botërore e buzëqeshjes – një festë e krijuar në vitin 1999 nga Harvey Ball, njeriu që krijoi fytyrën e madhe të verdhë me buzëqeshje apo anglisht “smiley” në vitin 1963.
Që atëherë, e premtja e parë e çdo tetori është dedikuar për të qeshur, dhe duke bërë dhe të tjerët të buzëqeshin.
Kur ai shpalli këtë ditë si ditë simbolike për të qeshur, Ball kërkoi që të gjithë të bëjnë një akt me dashuri për të bërë dikë tjetër të buzëqesh.
PortAlb ju dëshiron ditë të këndshme dhe ju pyet: Çfarë ju bën të buzëqeshni?