Tahiri: Brukselit i kam thënë se xhandarmëria serbe hyn në Kosovë

Kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri shprehet se ka folur në Bruksel edhe për ndërhyrjen e xhandarmërisë serbe në Kosovë.

Tahiri ka theksuar se ka thënë që këto veprime të xhandarmërisë së Serbisë janë ilegale dhe se po kështu janë vlerësuar edhe nga BE-ja.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi deklaroi se në pikat kufitare me Serbinë do të kenë patrullime të përbashkëta, por sipas tij, në fillim me prezencën e KFOR-it./albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button