Ahmeti: Integrimi në BE dhe NATO, kryefjala e 100 ditëshit

Ministra, zëvendësministra dhe drejtor të institucioneve publike, nga radhët e BDI-së, ishin grumbulluar në selinë e partisë, për të prezantuar të arriturat e 100 ditëshit në qeveri.

Kryetari I BDI-së, Ali Ahmeti, duke pasur në sfond gjithë stafin e përfaqësimit institucional, u ndal vetëm tek proceset integruese dhe çështjen e emrit.

“Bashkimi Evropian dhe NATO-ja , janë kryefjala e këtij mandati, duke mos lënë mënjanë as mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik të qytetarëve. Integrimi evropian është një çështje e ndërlikuar dhe kërkon paraprakisht zgjidhjen e çështjes së emrit. Rrethanat globale , situata në Ukrainë dhe në lindje të mesme, po vështirësojnë procesin duke e larguar atë nga fokusi I miqve ndërkombëtarë”, tha Ali Ahmeti.

Pas elaborimit të konceptit të mirënjohur që me vite të tëra është deviza kryesore e BDI-së, Ali Ahmeti, pa lejuar të shtrohen pyetje nga gazetarët u largua, duke e lënë zëvendësministrin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit të flasë për projektet e realizuara gjatë 100 ditëshit të Qeverisë.

 

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Shqiptarèt tè poshtèruar dhe margjinalizuar ne çdo aspekt , si nè ekenomi, financa, kulturè, arsim etj, si asnjèherè ne historine e pas luftès sè dytè botèrore!!?

Back to top button