Policia vërteton se është kërcënuar me vdekje lustruesi Damjanovski

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka vërtetuar se anëtari i Komisionit për verifikimin e fakteve, Çedomir Damjanovski ka marrë kërcënime për jetë dhe se e di identitetin e kërcënuesit. 

“MPB-ja vepron në mënyrë joselektive me të gjitha denoncimet duke tentuar që në kuadër të kompetencave ligjore t’i dokumentojë paditë penale, nëse për ato ekzstojnë të dhëna”, thonë në MPB. 

Anëtari i Komisionit për lustrim, Çedomir Damjanovski dje para gazetarëve ka thënë se para një muaji ka marrë kërcënime të drejtpërdrejta me vdekje nga faktorë të jashtëm, dhe për këtë e ka informuar policinë. 

Ai ka thënë se gjatë kohës së seancave të Komisionit ka marrë kërcënime për veten dhe familjen e tij edhe nga kryetari aktual Tome Axhiev, i cili i është kanosur me fjalët se, “do ta varë pas përfundimit të mandatit”.

Pohimet e tilla i ka hedhur si të pavërteta kreu i komisionit, Axhiev.

“Kjo nuk ka lidhje me të vërtetën. As që i është kërcënuar dikush e as që merret dikush me të. Vetë ka ndonjë problem dhe dëshiron ta zgjidhë përmes opinionit dhe mediave. Nuk e di çka ka njeriu. Ne në mënyrë permanente mbajmë seanca në Komision dhe përveç çështjeve që i trajtojmë, çdoherë diskutojmë për shkak të sjelljes së tij dhe assesi njeriut të mbushet me mend. Çdoherë imagjinon diçka që nuk ka lidhje me të vërtetën dhe nuk e di deri ku do të shkojë,  çka ka nuk e di”, u shpreh për Alsat-M, Tome Axhiev, kryetar i Komisionit për lustrim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button