Dita 9: Filloni në syfyr -Vazhdim

Më poshtë janë përgjigjet e pyetjeve të zakonshme rreth kësaj teknike: 

Pyetja: Çfarë nuk shkon me fjetjen pas syfyrit? 

Përgjigjja: Nëse jeni befasuar përse gjatë ditëve të Ramazanit jeni shumë i lodhur dhe nuk ndihe¬ni në disponim kur ndodheni në punë/shkollë, kjo mund të jetë përgjigja e duhur për ju. Përpiquni të qëndroni zgjuar pas syfyrit për disa ditë dhe do të kuptoni dallimin ndërmjet qëndrimit tuaj dhe nive¬leve të produktivitetit.

Pyetja: Mos doni të thoni që nuk duhet të flemë nga syfyri derisa të vijë nata, pavarsisht çdo gjëje? 

Përgjigjja: Sigurisht që jo! Kështu do konsiderohesha vrasës! Ajo çfarë unë dua të them është, se duhet të qëndrojmë zgjuar minimumi 3 orë pas syfyrit, për të falur Sabahun, lexuar Kur’an dhe për të bërë 1-3 detyra të rëndësishme ditore. Pastaj, ju “lejohet” të flini apo të bëni një gjumë të lehtë për t’u pregatitur përpara se të shkoni në punë/shkollë, ose mund të dremisni para ose pas drekës.

Shkëputur nga libri “30 Këshilla për Ramazan” me autor Hoxhë Bekir Halimi. Me leje të plotë të autorit

 

Lajme të ngjashme

Back to top button