Qeveria dykokëshe e Maqedonisë

Vele Mitanoski, kolumnë-“Dyzërim (dy-qeverim) – i qeverisë dykokëshe”, Utrinski Vesnik
Edhe Arbën Xhaferi pëlqente për të dërguar  mesazhet më të rëndësishme për Maqedonasit nëpërmjet Sofjes dhe mediave lokale. Maqedonasit kanë frikë nga ëndrra Bullgarie e transformuar e San Stefan-it: nëse jo të gjithën, atëherë të paktën ajo që ka mbetur prej Maqedonisë si një zonë të pastër sllave.

Lindita Kadriu, kolumnë-“Dashuria pa puthje dhe pa përqafim”, Dnevnik
Me abstenimin nga kënaqësitë tokësore në emër të dashurisë ndaj Zotit, shfaqet aftësia e vetëkontrollit, respektimin e parimeve, përputhja me të tjerët, por, mbi të gjitha, frymon dashurinë ndaj të afërmit, ndaj njerëzit dhe ndaj botës.

Sllobodanka Jovanovska, editoriali-“Kanibalizëm politik”, Utrinski Vesnik
Ekonomia e vetme reale në Maqedoni është e huamarrja, kështu që nëse diçka nuk do të ndryshojë në këtë drejtim, lustrimi do të jetë strehim edhe më i shpeshë.

Eroll Rizaov, kolumnë-“Mirupafshim Bozhin …”, Utrinski Vesnik  
Lustrimin maqedonas, Bozhin Pavllovski e quan “kopje e njërit prej ligjeve të para që votuan Kmerët e Kuq  në Kamboxhia, të cilin adhuruesit e Pol Pot e sqaruan në gazetat me fushatën që ishte emëruar “të pastrohemi”.                   

Katerina Neshkova, koment-“Identiteti Maqedonas dhe Sllavko Janevski”, Dnevnik
Vendimet e Komisionit për lustrim paskan goditur identitetin Maqedonas. Por, si mundet identiteti i dikujt të varet nga vendime? A thua se identiteti i njëjtë është themeluar prej vendimeve, si që pretendojnë Grekët dhe Bullgarët?                         

Slagjana Dimishkova, koment-“Kush provokon dhe ka pretendime territoriale?”,Nova Makedonija
Si që kur ne shkojmë mysafir dhe e dijmë se duhet të ndiqen rregullat, ashtu duhet edhe ata që vijnë tek ne ti respektojnë rregullat e vendit pritës.    

E mërkurë, 17 korrik 2013, numër 83 /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button