Nëse digjet Stambolli do ta ndërtojë Dibrën, po nëse digjet Dibra?

Nëse digjet Stambolli do të ndërtojë Dibrën, po nëse digjet Dibra? Kjo është një gojëdhënë e urtë popullore kur Dibra ishte vilajeti dhe qendra tregtare regjionale mes të cilës ka kaluar rruga Via Ignatia. Se ky qytet ka qenë një metropol, dëshmojnë shumë objekte si Xhamia e Inqarit, kisha Shën Marija ndërsa ende pleqtë e thërrasin  këtë vend “ Metropolis”.

E gjitha kjo është dikur, para se të vendosen vijat kufitare, kur edhe Dibra e vogël, Peshkopia ishte ne territorin e këtij qyteti, gjegjësisht dy Dibra ishin një e vetme. Tani qyteti është larg nga e gjitha kjo. Në vend të një qendre tregtare, Dibra pas migrimit masiv morri epitetin “Qyteti i migrimit”, ku ka një numër të vogël të njerëzve, ndërsa më shumë dibranë tek “Bota tej oqeanike” gjegjëshisht Amerika. Atje  ka mbi 16 mijë dibranë, në vendet perëndimore evropiane, para së gjithash në Itali rreth katër mijë.

“Realiteti mbetët vetëm tek e vërteta jonë  e dhimbshme që të blihet një biletë për një drejtim i cili të dërgon në Itali, SHBA…”të këtij mendimi janë Petriti, Astriti dhe Veloja, të cilët bashkë pinë kafe në një kafene, duke u dëgjuar mes veti si kanë ikur djemtë dhe vajzat e tyre në mërgim dhe duke jetuar me shpresë se gjatë stinorit të verës kanë ardhur së  bashku me nipërit e tyre.

“Për momentin dibranëve dhe atyre që jetojnë në Zhupë dhe në Rekë u nevojitet një shtëpi për pleq, ndërsa këtë të fundit askush se përmendën që të kemi ku të strehohemi. Ne shkojmë tek fëmijët tanë por nuk mund të jetojmë atje, nuk jemi mësuar jashtë vatanit,me dhimbje nënvizon Astriti. Ky stinor është shumë i varfër me turistë, edhe në Amerikë ka kapur kriza, kudo kemi krizë”, shprehet ai. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button