Shkëndija dhe Renova fitojnë, Shkupi barazon

Skuadra e Shkëndijës ka shënuar fitore me rezultat  2:1 në duelin e parë të 1/8 të Kupës së maqedonisë, ndeshje që u luajt në Tetovë kundër vardarit. Të parët në avantazh kishin kaluar nikoqirët me golin e kroatit Bojan Vruçina, ndërsa mysafirët barazuan me golin e Grnçarov.

Armend Alimi ishte hero i kuqezinjve, duke shënuar gol nga 25 metra nga gjuajtja e lirë.

Skuadra e Shkupit në Çair ka barazuar me Tetekstin 1:1 në një ndeshje shumë të fortë dhe të barazuar. Të parët në epërsi kanë kaluar mysafirët në minutën e 39;të me golin e Martin Hristov, , kur edhe kontrolluan lojën gjatë pothuajse 45 minutave, ndërsa në pjesën e dytë Shkupi tregoi formën e saj të vërtetë , duke dominuar përplot dhe duke shënuar pak para fundit, pikërisht në minutën e 81 me anë të Fatmir Arifit.  Shkupi kishte dhe disa raste, ndrësa dy herë mbrojtja e Teteksit luajti me dorë, por referët nuk treguan në pikën e bardhë.

Gostivari ka humbur nga Renova me rezultat 4:1, ndërsa Pobeda e ka mundur Dritën në Prilep me rezultat 1:0.

Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate: Shkëndija – Vardari 2:1, Shkupi – Teteksi 1:1, Gostivari – Renova 1:4, Pobeda J. – Drita 1:0, Pelisteri – rabotniçki 0:0, Sileksi – Euromilku 1:1, Kozhufi – Napredoku 0:0 dhe H.Turnva – Bregallnica 0:0. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button