Zëri: Hoxha Mazllami dëshmon se nuk është nxitës i urrejtjes ndërfetare (VIDEO)

Hoxha nga Prizreni, Mazllam Mazllami, i cili po akuzohet për nxitje të urrejtjes ndërfetare, në YouTube, ka një video të publikuar në vitin 2012, në të cilën ai u ndan dhurata dy priftërinjve në Lihtenshtajn.

Sipas Zërit, me këtë aktivitet hoxha tregon se nuk është nxitës i urrejtjes ndërfetare. Ai në këtë video tregon se si gjatë një aktiviteti që kishte në vitin 2009 në Lihtenshtajn dhe Lugano të Zvicrës, kishte vizituar dy priftërinjtë të cilëve edhe u kishte ndarë dhurata.

“Kur dëgjova që prifti në Lihtenshtajn ua kishte lëshuar sallën e kishës për faljen e Bajramit, vëllazënive mysliman vendosa me ia dërguar një dhuratë modeste, Kosovën në kristal të Trepçës”, thotë Mazllami ndër të tjera në këtë video.

Lajme të ngjashme

Back to top button