MPJ konfirmon: Maqedonia është në mesin e vendeve të koalicionit kundër Shtetit Islam

Maqedonia është e 50-ta ndër vendet dhe organizatat të cilat konfirmuan se do të jenë pjesë e koalicionit ndërkombëtar të formuar nga Shtetet e Bashkuara për të luftuar kundër Shtetit Islam (ISIS), ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme pwr portalin Faktor.

Maqedonisë i është kërkuar ndihmë në municion, por për detajet e llojit të ndihmës, Ministri i Jashtëm, Poposki ka biseduar me partnerët amerikanë, pas së cilës Qeveria do të duhet të marrë një vendim formal, se si do t’ju bashkohet operacioneve të cilat janë intensifikuar.

Vendimi i Maqedonisë i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Uashingtonit dhe të bëhet pjesë e koalicionit, konfirmohet edhe nga Qeveria, nga ku bëhet e ditur se për mënyrën e mbështetjes po bisedohet me partnerët.

Maqedonia sjellë vendime të tilla për të marrë pjesë në koalicionin e formuar për të luftuar kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, së pari ka informuar Departamenti Amerikan, në fund të javës së kaluar, i cili tregoi një listë të detajuar e të gjithave vendeve dhe organizatave që e kanë pranuar ftesën.

Lajme të ngjashme

Back to top button