Tetova pa vetura, parakalojnë biçikletat, Arifi premton staza në të ardhmen

Shënimi i ditës pa vetura në Tetovë, ka rezervuar rrugën kryesore të qytetit vetëm për biçikletat.

Nxënësit e shkollave fillore ën Tetovë marshuan në mënyrë simbolike me biçikletat e tyre rrugëve të qytetit për të shënuar 22 shtatorin, ditën ndërkombëtare pa vetura.

Afro 50 biçikletë dy herë parakaluan në qendër të qytetit në qarkoren e madhe deri te qyteti I gjelbër. Gjatë gjithë kohës në këtë rrugë të qytetit nuk lejoheshin veturat.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi. “Në bashkëpunim me shkollat dhe sektorin për komunikacion shënojmë ditën ndërkombëtare pa vetura. Politika e komunës është e qartë më shumë të lirojmë trotuaret për këmbësorët dhe ku ka mundësi të vendosim rrugë për biçikletat si Brenda qytetit ashtu edhe në drejtim të banjës. Të gjithë e kemi detyrë që të kontribuojmë në rruajtjen e ambientit jetësorë:, tha Teuta Arifi.

Lajme të ngjashme

Back to top button