Komuna e Tetovës ka ‘problem’ me llogaritjen e kohës!

Pas dy ndryshimeve të orës së promovimit të veturave hibride, nga Komuna e Tetovës, pa paralajmërim kanë ndryshuar për herë të tretë orën e promovimit.

Fillimisht promovimi duhej të ndodhte sot në ora 12, për ta ndryshuar më vonë në ora 15, ndërkaq fill pas paraqitjes së gazetarit tonë në sheshin “Iliria” mësuam se promovimi ka ndodhur në heshtje mediale në ora 13.

Për këtë lëshim nga Komuna e Tetovës kërkuan falje. Ndërkaq, Portalb megjithatë arriti të sigurojë fotografi nga veturat e promovuara sot.

Vetura hibride2 Vetura hibride3 Vetura hibride4 Vetura hibride5 Vetura hibride1

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button