Pamje tronditëse nga shkrumbimi deri në themel i ndërtesës 25 katëshe në Siberi (VIDEO)
Një ndërtesë 25 katëshe në qytetin Krasnoyarsk të Siberisë është djegur deri në themel pasi që zjarri kaploi atë me shpejtësi marramendëse njofton RT , transmeton Portalb.
Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur të shtunën ndërsa arsyet për shpërthimin e zjarrit ende mbeten të panjohura. Ndërtesa është evakuuar nga banorët dhe nuk raportohet për viktima.
72 zjarrfikës kanë punuar për shuarjen e zjarrit ndërsa janë hedhur 20 tanke me ujë si dhe janë përdorur edhe helikopterë për ta shuar zjarrin. /Portalb