Kasami shënon dhe lutet për gjyshin (Video)
Mesfushori strugan, Pajtim Kasami, edhe njëherë u bë protagonist në fitoren e skuadrës greke, Olympiacos.
Pajtimi kishte një paraqitje fantastik në fitoren 3:0 që Olympiacos e shënoi kundër Verias në fushë të vet.
Ish-anëtari i Fulhamit asistoi në golin e dytë të skuadrës së tij të shënuar nga Jorge Benitez, teksa shënoi vetë të tretin në minutat shtesë të takimit.
Pas ndeshjes, ai shkroi në rrjetet sociale: “Për ty..Zoti n’xhenet ishalla”.