Tezgagjinjtë presin Ligjin për veprimtari të vogla; Saraçini nuk jep shpresa

Përderisa Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me disa institucione po vazhdon kontrolle të përforcuara në të gjitha tregjet e gjelbërta në Maqedoni, tezgagjinjtë përshëndesin këtë aksion, por kërkojnë që sa më shpejtë të sillet Ligji për veprimtari të vogla, i cili është premtuar më shumë se pesë gjashtë vite.

‘Informata më të reja nuk kemi, patë ngel takimi me ministrin para zgjedhjeve lokale, aso kohe na u premtua se pasi të kryhen zgjedhjet lokale do ti qaset me seriozitet punës së këtij ligji, por për fat të keq nuk kemi ndonjë rezultat akoma. Mirëpo draft versioni është ne qeveri, duhet të sillet ligji i cili do ta zgjedh statusin e tregtarëve nëpër tregjet e gjelbërta. Në bazë të asaj ne duhet të bisedojmë me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe atë Financave të cilën duhet ta paguaj një pazarxhi për sigurim shëndetësor dhe pensional’ tha Ekrem Dolek, kryetar i shoqatës së tezgaxhinjëve.

Nga ana tjetër ministri i ekonomisë, Valon Saraçini, nuk jep shpresa se ky ligj mund të miratohet në një të ardhme të afërt.

Sipas tij, ligji është përgatitur por nuk është harmonizuar plotësisht nga palët.
‘Ky ligj nuk i rregullon të gjitha këto çështje, ne e kemi ligjin ekzistues për tregjet e gjelbërta, i cili rregullon në mënyrë të qartë procedurat e këtyre veprimtarëve. Unë besoj se nëse ne arrijmë të gjejmë harmonizim mes të gjitha palëve në treg, atëherë ne do ta oficializojmë këtë ligj. Derisa unë si ministër shohim se ka dilema në mes të një grupe dhe një grupe tjetër të njerëzve, atëherë nuk mund ta lëshojmë ligjin në një formë të tillë sepse do të ketë paknaqësi’ tha Saraçini. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button