Tetovë, 58 vjeçari rrihet nga djali dhe kunati
58 vjeçari nga Tetova sot ka marrë plagosje të rënda pasi që dje, rreth orës 16, e kanë sulmuar djali 29 vjeçar dhe kunati 46, me çka i kanë shkaktuar lëndime të rënda në trup. Policia ende është duke e zbardhur rastin dhe ende nuk janë të ditura arsyet për sulmin ndaj M.N. nga familja e tij.
Pas sulmit, tetovari është dërguar në Qendrën Klinike në Tetovë me shumë lëndime në trup dhe për shkak seriozitetit të lëndimeve, është mbajtur në Qendrën Emergjente në Shkup. /Portalb