Drejtori i “Maria Kirit”, kthen profesorët në punë, nxënësit ndërpresin bojkotin

Drejtoria e mesme të kimisë ‘Maria Kiri Skllodovska’, pranoi kërkesat e prindërve dhe nxënësve duke punësuar kuadro shqiptarë, për lëndët të cilat deri tani nxënësit shqiptarë i mësonin në gjuhën maqedonase.

Kërkesat për kuadrot shqiptarë të mësimdhënies ishte njëra ndër kërkesat më prioritare të këshillit të prindërve.

Bejtulla Islami, kryetar i Këshillit të prindërve, për Portalb Deklaroi se deri te drejtoria e shkollës janë parashtruar 9 kërkesa në mesin e tyre edhe kërkesa për zëvendësimin e profesorëve maqedonas që jepnin mësim nxënësve shqiptar me kuadro shqiptare.

‘Arritëm në një marrëveshje që, profesorin që e kishim propozuar , do të pranohet në punë. Do të jepen tre vendime brenda javës , që do të thotë me automatizëm do të kemi përfaqësues nga profesorët shqiptarë në Këshillin e Shkollës, brenda një muaji duhet shkarkohet drejtori që në detyrë dhe me këtë ndihmës drejtori do të jetë shqiptarë. Çështja e dygjuhësisë do të zbatohet me ardhjen e drejtorit të ri’, deklaroi Bejtulla Islami, Këshilli i Prindërve.

Për lëndën e optikës, mësimdhënësi mbetet maqedonas, pasi që nuk ka kuadër shqiptar në këtë drejtim. Edhe nxënësit kanë pranuar që lëndën në fjalë, ta ndjekin në gjuhën maqedonase. Prindërit dhe nxënësit thonë se po problemit me kuadrot, mbetet i pa zgjidhur problemi me tabelën, të cilën e kërkojnë në gjuhën shqipe si dhe tekstet shkollore, të cilat aktualisht u mungojnë. Nxënësit shqiptarë të cilët kishin bojkotuar mësimin, orët e humbura pritet ti zëvendësojnë deri në fund të vitit shkollor.

Lajme të ngjashme

Back to top button