Ngordh Zeus, qeni më i lartë në botë

Ngordh në moshë 5 vjeçare qeni i konsideruar si më i larti i të gjitha kohërave.

Zeus, një Great Dane, cili ishte i lartë sa një gomar, u bë pjesë e rekordeve Guinness në vitin 2012, me një lartësi prej 112 cm.

Kanini gjigand, ngordhi javën e shkuar për shkak të moshës, ndërsa pas dy muajsh ai do të mbushte 6 vjeç.

Padronët e tij, Kevin dhe Denise Doorlag nga Otsego, Michigan, e përshkruajtën Zeus si një “gjigand të butë” dhe thanë se I adhuronin shëtitjet me të dhe mënyrën sesi njerëzit reagonin kur e shihnin.

Për ABC News ata thanë se pyetja më e zakonshme ishte “Është një qen apo një kalë?”

Lajme të ngjashme

Back to top button