Uji i Treskës dhe Vardarit me rrezik të lartë, alarmojnë epidemiologët

Ndalohet larja në ujërat e Treskës dhe Vardarit.

Vardari dhe Treska edhe këtë vit janë të ndaluara për tu larë.

Ndotja e ujit është e lartë edhe atë në nivelin apo kategorinë 4 dhe 5 të ndotjes.

Sipas epidemiologeve nga ujërat e tillë mund të merren sëmundje dhe infeksione.

Këto analiza janë bërë në fillim të verës, por nga inspektorati shtetëror thonë se uji do të kontrollohet gjatë gjithë sezonit. 

Por Shkupjanët vazhdojnë të mos respektojnë këto rregulla, dhe në ditët e ngrohta kanë vazhduar të shfrytëzojnë ujin e Liqenit artificial të Treskës për tu freskuar.

Këtë më së miri e treguan edhe fotografitë të cilat Portalb i realizoi kohë më parë, për më tepër mund ti shihni këtu.

Lajme të ngjashme

Back to top button