Ruzhdi Lata dha raportin e tij për 100 ditët e para të qeverisje

Kryetari i komunë së Dibrës , Ruzhdi Lata, me rastin e tre mujorit të parë si kryetar komune, dëshmoi dhe informoi opinionin e gjerë për të gjitha projektet e pushtetit vendor. Ai në fillim shprehu kënaqësinë e tij si kryetar i Dibrës duke potencuar se është kryetar për të gjithë, pa dallim politik,fetar apo nacionaliteti.

“Pushteti vendor në fillim të mandatit tim kishte nevojë për sistemim dhe rregullim të mjeteve financiare, sistemim të vendeve të punës dhe këtë e arritëm me sukses. Në komunën e Dibrës  nuk ka më punëtorë me kontratë në vepër por të gjitha kanë vendime, ne nuk duam punëtorë me stres por duam të ketë rehati në vendin e punës”, tha Lata. 

“Kemi paguar shumë borxhe sepse duhej  të bëhej një punë e tillë, me këtë rast dua të përmend Ndërmarrjen e Gostivarit “Progres,, një vlerë prej 80 mijë euro. Për mua si kryetar është bashkëpunimi i mirëfilltë me qytetarët , jam i pari kryetar që nuk kam bë asnjë ndryshim kadrovik në komunë e jo më në institucione të tjera” potencoi Lata. 

Sa i takon projekteve ai  tha se për këtë kohë janë bërë shumë punë , asfaltime të lagjeve të shumta. Sipas tij nuk ka pasur tender në këto projekte, sepse i gjithë materiali është ofruar  nga ana e pushtetit vendor ,ndërsa krahu i punës ka qene vetë qytetari i lagjes.

Ai përmendi asfaltimin në lagjen Varosh, lagja e Inqarit, rruga “Dervish Mustafa”, rruga  “22 Dhjetori” lagja Konjarëme rrugën “Xhavit Ushtelenca”, lagja Tabakane, lagja Bomovë, asfaltime të rrugëve dhe mbushje të gropave në qytet.  Përgatitje për pllakëzim të rrugëve tjera të qytetit, përmirësimi i gjendjes së rrugës për në kalimin ndërkufitar “Bllatë,, në bashkëpunim me ndërmarrjen “Rrugët e Maqedonisë”, asfaltimi i rrugës në lagjen Rajçicë, ndikimi i përfundimit në aksin rrugor Dibër-Strugë, vendosja e gurthemelit të gjimnazit në fshatin Mogorçë. 

Kryetari Lata gjithashtu përmendi edhe projekte të tjera në sferën e urbanizmit për planin e përgjithshëm detal urbanistik,rikonstruimin e pusetave të ujësjellësit,si dhe takimet dhe pjesëmarrjet e tij nëpër manifestime të ndryshme si brenda ashtu edhe jashtë shtetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button