E vërteta e pamohueshme mbi yndyrat!
Yndyrat jo vetëm që nuk janë përgjithësisht të dëmshme, por ekziston një diapazon i tërë i tyre pa të cilat thjesht organizmi nuk do të mbijetonte.
Yndyra të tilla trupi ynë nuk mund të prodhojë, prandaj patjetër duhet t’i marrim me ushqim, të cilat i quajmë yndyra esenciale apo thartinë esenciale yndyrore.
Kur përmendim yndyrat menjëherë shumica e njerëzve mendojnë në pjesën negative të ushqimit. Megjithatë, yndyrat janë të pashmangshme dhe të nevojshme. Janë pjesë përbërëse e çdo qelize, ndihmojnë trupin tonë që në mënyrë sa më të suksesshme të dekompozojë ushqimin që e konsumojmë dhe na japin energji.
Yndyrat përmirësojnë shijen e ushqimit, lubrifikojnë trupin, eshtrat dhe nyjat tona dhe na mbrojnë nga ndikimet e jashtme negative, si temperaturat e ulëta ose viruset.
Pasi që yndyrat kanë karakteristika të mira dhe të këqija, ashtu edhe i ndajmë. Yndyrat e këqija janë ata që ndikojnë negativisht në organizmin tonë. Ato janë yndyrat të ngopura dhe origjina e tyre është shtazore. Mishi, vezët dhe produktet qumështore janë disa nga ato. Si artikuj këto janë ushqime shumë të shëndetshme dhe të nevojshme që trupi ynë të funksionojë në mënyrë normale.
Problemi paraqitet kur shumë prodhues u shtojnë yndyra shtesë mishit të payndyrshëm ose produkteve të qumështore. Këto yndyra janë të përpunuara dhe nuk kanë orgjinë shtazore dhe përmbajnë materie të dëmshme për organizëm.
Yndyrat e pangopura nga ushqimi mbrojnë trupin nga sëmundjet kardiovaskulare dhe e forcojnë. I ndajmë në të mono-të-pangopura dhe poli-të-pangopura. Yndyrat mono-të-pangopura janë duke marrë rol gjithnjë e më të rëndësishëm në botën e nutricionizmit.
Janë mbrojtësit më të mëdhenj të zemrës dhe enëve të gjakut. Një nga burimet më të pasura natyrore të yndyrave të mono-të-pangopura është vaji i ullirit. Tek përzgjedhja dhe blerja e vajit të ullirit rekomandohet ai ekstra i virgjër.
Është burim i shkëlqyeshëm i antioksidantëve të cilat kontrollojnë konsumin e yndyrave, sheqernave dhe proteinave në gjak. Është efikas edhe kundër karcinomës. Frutat arrore po ashtu janë të pasura më acidet mono-të pangopura, në veçanti ushqimet si arrat dhe kikirikët.
Acidet yndyrore poli-tëpangopura janë yndyrat më të shëndetshme. Përmbajnë sasi të madhe të acidit omega-3, ndërsa një nga ushqimet kryesore që i përmban është vaji i peshkut. Kanë ndikim pozitiv në shtypjen e simptomave të depresionit sepse stimulon qelizat nervore dhe punën më të mirë të trurit.
Frutat e detit, më së shumti peshku, kanë ndikim efikas në shëndet dhe reduktojnë frekuencën e sëmundjeve të zemrës. Salmoni është i pasur me acidet yndyrore omega-3 të çmueshme për shëndetin e mirë. Rekomandohet të konsumoni peshk të paktën një herë në javë. /Telegrafi