Specialiteti dibran tejet i shtrenjtë për Ramazan

Për dallim nga vitet e tjera të gjitha produktet ushqimore, sidomos pemët dhe perimet janë tejet të shtrenjta. Këtë e dëshmon frekuenca e dobët e qytetarëve në tregun e Dibrës. Shembull më pikant është qepa, sepse në Dibër specialiteti kryesor është qepa me vezë. 

Këtë vit kilogrami i qepës sillet prej 40-50 denarë që është shumë e shtrenjtë për dallim nga vitet e tjera, që sillej prej 10 -20 denarë. 

“Tani prodhuesit e qepës kanë pasur leverdi të madhe , sepse një familje merr 50 deri në 60 kilogram qepë gjatë muajit të shenjtë të ramazanit. Secili dibran duhet të përgatit qepë të fërguar në shtëpi sepse iftari nuk shtrohet pa këtë specialitet. Mos harrojmë se qepa brenda kërkon mish edhe vezë, pra produkte të tjera edhe më të shtrenjta”, thotë B.N. nga fshati Sipas i Dibrës.

Tradita e këtillë e specialitetit në Dibër është shekullore sepse sipas pleqve qepa me vezë të hapën oreks dhe mbron organizmin nga sëmundjet e ndryshme që mund të shkaktohen në rast agjërimi si tensioni i lartë, sëmundjet e zemrës,dhembje në lukth etj. 

Kuzhinieret dibrane bëjnë përgatitjen e qepës për çdo natë njëjtë si gjellërat e tjera, edhe pse ramazani i sivjetmë erdh me qepë tejet të shtrenjtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button