Migrimi zbraz bankat shkollore

Njёra nga arsyet pёr numrin e zvogёluar tё nxёnёsve nё bankat shkollore ёshtё migrimi i qytetarёve, thonё demografёt pwr REL.

Çdo vit numri i nxёnёsve nё klasёn e parё ulet pёr disa mijё nxёnёs. Ёshtё interesante dallimi nё numrat e Entit shtetёror pёr statistikё pёr fёmijёt e lindur nё krahasim me atё sa fёmijё shkruhen nё klasё tё parё nё Maqedoni.

Nё vitin 2008 kanё lindur 22.945 fёmijё, por nё vitin 2014/2015 ka rreth 19 mijё nё klasёn e parё. Shteti vetёm nё shkollat fillore humb rreth 5 mijё fёmijё nё vit, thotё ish drejtori I Entit shtetёror pёr statistikё Donço Gerasimovski.

Dhe kёshtu nё vitin 2006 janё regjistruar 22.585 foshnje tё lindura, ndёrsa nё klasё tё parё nё vitin shkollor 2010/2011 kanё filluar 22 mijё. Por mё nga viti 2007 janё evidentuar 22.540 fёmijё tё lindur prej tё cilёve nё shkollё nё klasё tёparё janё regjistruar 20.700. Nё vitin 2008 kanё lindur 22.945 fёmijё, por nё vitin shkollor 2014/2015 nё bankat shkollore pёr herё tё parё janё ulur rreth 19 mijё. Dallimi i kёtillё nё numrat prej mё shumё se dy mijё tregon faktin se ata fёmijё mё nuk jetojnё nё vendin tonё, thonё demografёt.

Ish drejtori i Entit Shtetёror pёr Statistikё, Donço Gerasimovski thotё se mesatarisht shteti vetёm nё shkollat fillore humb rreth 5 mijё fёmijё nё vit.

“Si do ta dimё nёse njerёzit shpёrngulen? Ne pёr çdo vit humbim mesatarisht rreth 5.000 nxёnёs nё shkollat fillore, numri zvogёlohet dhe diku pё 10 vite do tё ketё 50 mijё nxёnёs mё pak, prej 250-260 mijё nxёnёs, tani janё 199-200 mijё nxёnёs. Kjo ёshtё njё indikatorё I funksionimit tё institucioneve nё vend”.

Gerasimovski shpjegon se nё 5 vitet e kaluara po rritet trendi i fёmijёve tё lindur jashtё Maqedonisё.

Bёhet fjalё pёr njё tё pestёn e numrit tё pёrgjithshёm tё fёmijёve tё lindur nё vend prindёrit e tё cilёve kanё vendosur çёshtjen e tyre ekzistenciale ta zgjedhin jashtё vendit. Sipas tё dhёnave tё fundit nga librat amё, nё vitin 2012 kanё lindur 4221 fёmijё jashtё vendit qё ёshtё pёr thuajse 800 mё shumё se numri nё vitin 2009.

“Ndёrsa pёr periudhёn prej diku 5 vite mbrapa, nga viti 2008, jashtё vendit kanё lindur 19.113 fёmijё tё cilёt janё tё regjistruar nё librat amё tё vendit tonё, nё bazё tё çertifikatave tё marra nga pёrfaqёsitё tona diplomatike nga vendi ku kanё lindur”, thotё Gerasimovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button