Shkëndija mirëpriti Ferizajin me fitore

Skuadra e Shkëndijës ka dominuar në ndeshjen miqësore ndaj skuadrës Kosovare, Ferizaj, duke i munduar ata me rezultat 2:0, ndeshje kjo që është luajtur sot në stadiumin e Dritës në Bogovinë.

Dy ekipet kanë shfrytëzuar pushimin dyjavor, shkaku të ndeshjeve eliminatore për Euro 2016 që luan Maqedonia, ndërsa ekipi kosovar, Ferizaji miqësoren e ka luajtur, pasi që Kosova laujit sot me Omanin, ku ka shënuar fitore me rezultat 1:0.

Golat për kuqezinjtë i kanë shënuar Kirovski dhe Alimi. Në këtë ndeshje mësohet se ka qenë i pranishëm edhe trajneri i ri Ardian Kozniku, i cili ka ndjekur ekipin e tij nga tribuna me qëllim që të shoh më mirë skuadrën e tij, me të cilën punën e fillon nga dita e hënë. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button