Digjet shtëpia e familjes Veliu nga Hasanbegu

Familja Veliu nga Hasanbegu i Shkupit kanë mbetur pa kulm mbi kojkë, pasi të premten zjarri kaploi shtëpinë e tyre. Shkaqet se si ka ardhur deri tek zjarri nuk dihen. Familja gjashtë anëtarësh e cila ka mbetur pa kulm mbi kokë, apelojnë për ndihmë, pasi asnjë nga ta nuk është i punësuar. Kryefamiljari është invalid ndërsa djali i tij jeton me asistencë sociale.

“Pasi kemi vërejtur zjarrin, kemi dal jashtë. I kam thënë ta marrin djalin e vogël,  jemi larguar, mua më kanë nxjerrë me gjeth karrocë, më pas ka rënë çatia dhe ka pëlcitur kutia. Djali im ishte lart, për pak sa nuk u dogj, por fat që e shoqja e tij e ndërpreu të gjithë rrymën…ndihmë kërkojmë nga gjithë ata që kanë mundësi. Rrobat, orenditë dhe gjithçka tjetër  janë djegur. Vetëm unë kam pak të ardhura, djali me ndihmësociale. Sa mund të marrë unë ?”, tha Vaxhid Veliu, Banor i Hasanbegut.

Anëtarët e kësaj familje u ankuan edhe për neglizhencën e organeve kompetente. Nga Komuna i kanë përcaktuar ditën e martë si ditë për vlerësimin e dëmeve. Ata thonë se zjarrfikësit i kishin pritur më tepër se 1 orë, atëherë kur fqinjët e tyre vetëm kishin shuar zjarrin.

“Isha por nuk ishte askush aty më thanë të shkoj ditën e marte, pasi që të hënën ditë feste dhe të kërkoj ndihmë. Pres, e di që pak por sado qoftë, pse t’i lëmë. Kush të ketë mundësi, e posaçërisht rroba për fëmijët, pasi që të gjitha iu janë djegur”, u shpreh Veton Veliu, Banor i Hasanbegut.

Për momentin, familja Veliu ka mbetur jashtë, ndërsa gjumin e bëjnë tek fqinjët dhe të afërmit tjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button