Rindërtimi i Gazës do të kushtojë 7.8 miliardë dollarë

Rindërtimi i Gazës do të kushtojë hiq më pak se 7.8 miliardë dollarë, njoftoi Autoriteti Palestinez, pas një vlerësimi të bërë të infrastrukturës së shkatërruar nga konflikti shtatë javor mes forcat izraelite dhe krahu të Hamasit.

Në këtë vlerësim janë përfshirë rreth 17 mijë shtëpi të shkatërruara nga sulmet ajrore izraelite dhe bombardimet, ku kostoja e rindërtimit kap shifrat rreth 2.5 miliardë dollarë, transmeton Telegrafi.

Veç kësaj, rreth 250 milionë dollarë do të shkojnë për sektorin e energjisë, pasi që të vetmin central elektrik e kanë shkatërruar dy predha izraelite.

Gjithashtu, vlerësimi vuri në dukje se për sistemin arsimor në Gaza duhen rreth 143 milionë dollarë.

Rreth gjysmë milioni nxënës nuk kanë qenë në gjendje të kthehen në shkollat e tyre për shkak të dëmeve ose për shkak se ndërtesat e shkollave janë shfrytëzuar si strehë për refugjatët.

Kujtojmë se rreth 1.8 milionë banorë të Gazës janë refugjatë.

Miliardat e mbetura sipas vlerësimit, i cili u hartua nga 13 ekspertë të Gazës dhe ekipet e tyre kërkimore, do të shfrytëzohen për shëndetësi, bujqësi, transport dhe sektorin financiar.

Kurse për rindërtimin e portit detar dhe aeroportit, do të duhen rreth 670 milionë dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button