Në PDSH po përgatiten dy Kongrese

Beteja në mes liderit legal të PDSH-së, Menduh Thaçi dhe kryetarit të Strugës Ziadin Sela, pritet që ditëve në vijim të bëhet edhe më e nxehtë.

Flitet se pas paralajmërimeve të mbajtjes së Kongresit Partiak të PDSH, paralelisht po përgatiten dy Kongrese nga kjo parti, prej disa muajsh.

Thaçi, javën e kaluar thas se PDSH ka filluar përgatitjet për Kongresin e gjashtë partiak, që duhet të mbahet në muajt e parë të 2015-së. Nga ana tjetër, edhe Sela ka paralajmëruar Kongres të jashtëzakonshëm deri në dhjetor të këtij viti.

“Do të organizoj kongres ku do të kenë të drejtë organet partiake të zgjedhin kryetarin, në të cilin mund të konkuroj edhe Menduh Thaçi. Nëse Thaçi nuk dorëhiqet, dhe nuk i pranon vendimet e Kongresit, me çka nuk do ta jep vulën, kundër tij do të ngritim padi, gjë për të cilën do të vendos gjyqi”, – deklaroi Sela.

Lajme të ngjashme

Back to top button